Telegrafi

OBRM-PDUKM: Përgjegjësia politike është një tipar i çdo politikani në Evropë, por jo edhe në Maqedoni

Austria si çdo anëtare e BE-së janë vite dritë përpara nesh. Përgjegjësia politike është një tipar i çdo politikani në Evropë, por jo edhe në Maqedoni, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Zëvendës kancelari i Austrisë dha dorëheqjen, ndërsa Bogoevskit nuk i trembet syri. Zaev u kap duke kërkuar ryshfet përgjatë skemës – një euro për Vicen, një euro për kishën, i gjithë publiku pa pamjet, ndërsa ai as nuk mendon të jap dorëheqje”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se edhe Venko Filipçe është cituar nga mediat në lidhje me nepotizmin në ndarjen e tenderëve në kujdesin shëndetësor, ndërsa dorëheqje nuk ka.

“Mila Carovska u kap në keqmenaxhim me paratë e pensionistëve, ndërsa nuk ka përgjegjësi për askënd, a shumë më pak dorëheqje”, thonë nga OBRM-PDUKM.