Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për sjelljen jo serioze të Zaevit duhet të ketë përgjegjësi

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM edhe një herë ka kritikuar pushtetin e udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit duke thënë se duhet të ketë përgjegjësi për sjellje jo serioze nga kryeministri, në lidhje me telefonatat me “liderët e rrejshëm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaevi e ka turpëruar Republikën e Maqedonisë para gjithë botës duke treguar se sa jo serioz është. Gjithashtu ai e turpëroi vendin para botës me kartelin e tij të kriminelëve” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

“Ai më herët e sulmonte shtetin e Rusisë për komplot por kjo doli të jetë gënjeshtër dhe mendim personal të komikëve rusë. Nëse komikët nuk do t’i kishin publikuar bisedat ai ende do të kishte menduar se flet me Poroshenkon dhe Stoltenbergun dhe do të vazhdonte tu jepte të fshehta shtetërore atyre” ka përfunduar partia opozitare maqedonase.

Ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqje për këtë skandal duke e quajtur si gabim të madh për vendin dhe për imazhin e shtetit. /Telegrafi/