Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Tashmë dy muaj Maqedonia thith ajër të papastër. Shkupi është qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë dhe në 10 qytetet më të ndotura në botë, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asgjë”.
Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaevi, Makraduli dhe Shilegovi premtuan se do ta rregullojnë problemin e ajrit të ndotur pasi ta marrin qeverisjen, dhe dy vite më pastaj, siç thonë nga partia maqedonase, asgjë nuk është bërë nga ajo që e kanë premtuar dhe se në vend se të masave dhe projekteve për ajër të pastër ata flenë dhe luajnë në Kuvend gjatë debatit për ndotjen e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se dhjetëra qytetarë për secilën ditë përfundojnë në entet shëndetësore për shkak të ajrit të ndotur dhe se LSDM është parti e dezorientuar dhe nuk dinë se ku ta çojnë shtetin.
Nga OBRM-PDUKM japin masa për ndotjen e ajrit siç janë subvencionimi i llogarive të energjisë elektrike të familjeve sociale, transport publik falas gjatë ndotjes së ajrit dhe ndalimi i shfrytëzimin e petrollit.
“Qytetarët meritojnë ajër të pastër, është e drejta e tyre dhe obligim i secilës qeveri. LSDM nuk mund ta mundësojë këtë dhe duhet të ikë, sa më herët aq më pak dëmtime ndaj shteti dhe qytetarëve do të jenë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke ju bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në marshin protestues në Shkup ditën e enjte. /Telegrafi/