Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pendarovski pranoi se Maqedonia humb me marrëveshjen e Greqisë

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM pranoi se televizioni maqedonas nuk do të jetë maqedonas. Stevo Pendarovski pranoi se humbet identiteti institucional.

“LSDM-ja pranoi se edhe AShAM-i, nuk do ta mbajë emrit, por do të duhet patjetër të ndryshohet. Stevo Pendarovski morri  guxim dhe e tha atë që Zaev nuk mund ta thotë”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM duke shtuar se Pendarovski pranoi se Maqedonia vetëm humb me marrëveshjen me Greqinë dhe se nuk fiton asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së Zaevi frikësohet, prandaj edhe ikë nga ballafaqimi në debat, për shkak se sipas OBRM-PDUKM-së, nuk ka argument për humbjen e identitetit institucional, historisë, kulturës dhe traditës.

“Zaev ikë për shkak se marrëveshjen që e nënshkroi qeveria e tij është në dëm direkt të Republikës së Maqedonisë dhe i nënçmon qytetarët e Maqedonisë. Zaevi i ikë debatit për shkak se nuk ka përgjigje në pyetje se pse i jep mjet Greqisë për bllokimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së me Komisionin për ndryshimin e historisë, kulturës dhe arkeologjisë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe se Qeveria e din këtë, për këtë shkak ikin nga përgjigjet dhe se OBRM-PDUKM-ja nuk përkrah këtë marrëveshje/

Në fund thonë se Zaevi, njeriu që e promovon këtë marrëveshje duhet patjetër të ikë nga qeverisja duke i ftuar të gjithë në marshin protestues që do të mbahet ditën e diell në Shtip./Telegrafi/

Exit mobile version