Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pavlopoulos tenton përplasjen Maqedoni – Greqi

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili e akuzon Maqedoninë për falsifikim të historisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, sjellja e kryetarit të Greqisë duke lëshuar porosi irituese dhe nënçmuese është një strategji e paramenduar për rritjen e përplasjes ndërmjet dy vendeve.

OBRM-ja konsideron se këto deklarata janë të pakuptimta në situatë kur më së paku një herënë muaj, kryetari grek bën deklarime të këtilla, ndërkaq e pengojnë Maqedoninë në zbatimin e masave për ndërtimit e besimit ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pavlopoulos: Maqedonia falsifikon historinë, nuk mund të bëhet pjesë e BE-së!