Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pavle Bogoevski të bëjë testin e drogës dhe të tregojë nëse është i varur ose jo

Pavle Bogoevski nuk ka më më besueshmëri që të jetë deputetë dhe t’i gënjej qytetarëve me disa akuza, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot u botua një incizim audio në rrjetin rus “vk.com”, ku pretendohet të dëgjohet zëri i Bogoevskit duke porositur kokainë.

“Ka dyshime të hapura se Bogoevski konsumon narkotikë dhe se deklaratat, paraqitjet dhe vendimet e tij mund të kenë qenë nën ndikimin e opiateve. Pavle Bogoevski duhet të dalë dhe të thotë nëse ai është i varur nga droga apo jo. E vetmja mënyrë për të provuar të kundërtën është që në mënyrë vullnetare të bëj një test të drogës dhe të sigurosh publikun se është e vërtetë është ajo që ai thotë. Nëse Bogoevski refuzon ose nuk e bën testin e drogës e njëjta do të jetë tregues i qartë se ai është i varur nga droga”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, përgjigjja e tij se ka porositur kanabis mund të jetë edhe e vërtetë, përsëri do të thotë se Pavel Bogoevski ka kryer një krim.

Lexo po ashtu Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi (Foto)

Pavle Bogoevski më herët konfirmoi se regjistrimi është i vërtet, por se ai nuk ka kërkuar të blejë kokainë por ka kërkuar të blejë kanabis./Telegrafi/

Exit mobile version