Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar iniciativë që Kuvendi të shpërndahet më 12 prill, ashtu siç janë marrë vesh paraprakisht liderët e partive.
Deputeti Nikolla Micevski, deklaroi se nuk do të lejojnë zvarritjen e zgjedhjeve.
“Sot do të dorëzojmë iniciativën që Kuvendi të shpërndahet më 12 prill. Këtë e bëjmë pas deklaratave të Zoran Zaevit se me mos miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, mund të zvarris shpërndarjen e Kuvendit. OBRM-PDUKM nuk i ik ligjit për Prokurori Publike, por Zaev dëshiron që të ikë nga përgjegjësia para ligjit. Ftojmë edhe partitë tjera ta mbështesin iniciativën tonë”, deklaroi deputeti i opozitës Nikolla Micevski./Telegrafi/