OBRM-PDUKM ka paraqitur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për dygjuhësinë. Sipas partisë, ligji është miratuar me dhunë nga ana e pushtetit, me anë të shkeljes së Kushtetutës, ligjet dhe procedurat për miratimin dhe publikimin e ligjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dekretin për shpalljen e ligjit për dygjuhësinë është publikuar me nënshkrimin e Talat Xhaferi dhe pa nënshkrimin e presidentit, Gjorge Ivanov, i cili është në kundërshtim me nenin 75 të Kushtetutës, sipas të cilës parashikohet që dekretet për shpalljen e ligjeve është e obligueshme që të nënshkruhen nga Presidenti i Maqedonisë”.
“Në shpalljen e Ligjit për dygjuhësinë qëndron vetëm nënshkrimi i Talat Xhaferi, i cili nënshkroi në emër të Presidentit të vendit, edhe pse Presidentit të shtetit nuk i ka mbaruar funksioni, dhe as nuk ka qenë i penguar nga nënshkruaj, me çka edhe njëherë është në kundërshtim me nenin 82 të Kushtetutës. Kjo do të thotë se në këtë rast nuk është përmbushur asnjë nga kushtet që dekreti të nënshkruhet nga Xhaferi në emër të Presidentit”, tha sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.
Ai shtoi se Ligji për dygjuhësinë është krejtësisht në kundërshtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ku thuhet: “Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik janë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare”./Telegrafi/