OBRM-PDUKM njofton se sot në periudhën prej orës 15:00 deri 17:00 do të bllokojë udhëkryqet tek “Mavrovasja”, “Porta Vlae”, udhëkryqin në Novo Lisiçe mes bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Serbia”, si dhe udhëkryqin tek “Rampa” në Kisella Vodë.
Nga partia opozitare shtojnë se para Ministrisë së Drejtësisë në orën 18:00 do të ketë përsëri protesta dhe do të mbahen fjalime, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimin e anëtarëve të saj duke thënë se kjo është vetëm përndjekje politike nga pushteti./Telegrafi/