Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, OBRM-PDUKM ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative për vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për vendimin për rivotim në vendvotimin 0396 në komunën e Gostivarit, si pasojë e ankesës së Lëvizjes Besa, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga OBRM-PDUKM thonë se ky vendim jo ligjor ndikon direkt në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.
Nga kjo parti, padisë i’a kanë bashkangjitur edhe disa fakte që ata i vlerësojnë si kundërthënëse me vendimin e KSHZ për të ripërsëritur votimin.
”Çdo vendim i KSHZ-së përballë këtyre fakteve do të ishte kundërligjor dhe vendim për të vjedhur fitoren e koalicionit tonë” thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/