Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk kërkojmë dhe nuk bisedojmë për amnisti

Absolutisht nuk është e vërtet se OBRM-PDUKM kërkon dhe bisedon për ndonjë amnisti. Thënie të këtilla jo të sakta në opinion nga LSDM janë vetëm përpjekje për defokusimin e opinionit nga ngjarjet aktuale të lidhura me marrëveshjen dëmtuese me Greqinë të cilën OBRM-PDUKM nuk e pranon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duhet ta dinë edhe Zaev edhe Sheqerinska se me kampanjë të këtillë të orkestruar, me gënjeshtra dhe thashetheme, me trika dhe veprime me dy mendje vetëm e largojnë vendin nga çfarëdo suksesi nga bisedimet të cilat kanë filluar.

LSDM duhet së ndaluari që të dezinformojë dhe defokusojë opinionin në lidhje marrëveshjen dëmtuese me Greqinë.

Lexo po ashtu LSDM: OBRM-PDUKM-ja nuk mund të largohet nga ndarjet dhe izolimi

Nga OBRM-PDUKM thonë se në lidhje nga disa zyrtarë dhe disa shkrime thuhet se bisedohet për ndonjë amnisti të tanishme nga LSDM, që pastaj kur të vijë në pushtet OBRM-PDUKM të ketë amnisti tjetër kthyese, është një demantim më i mirë të cilën do ta tregoj koha se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që thyen Kushtetutën dhe ligjet siç po ndodh tani. /Telegrafi/