Reagon partia opozitare maqedonase për kumtesën e lëshuar nga LSDM-ja duke thënë se e vetmja gjë që e ndalon Republikën e Maqedonisë dhe e shkatërron të ardhmen e qytetarëve është Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev.
Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja mbas perdes së marrëveshjes së dëmshme me Greqinë kryen vjedhje të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zaev i gënjen qytetarët e Maqedonisë dhe i shkel premtimet për referendumin obligues. LSDM-ja tregoi vetëm arbitraritet dhe mosrespektim të demokracisë parlamentare”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se përderisa Zaevi me forcë shtyn një akt kapitullues, në të njëjtë kohë, siç thonë ata,ai zbaton një vjedhje të paparë në shtet.
“Më kot Zaevi e shet emrin. Më kot nënshkruan marrëveshje kapitulluese dhe pranon Komisione për ndryshimin e historisë”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUM duke shtuar se nuk ka Evropë me vjedhje dhe korrupsion./Telegrafi/