Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk ka alternativa tjera përveç se Zaev të heq dorë nga Deklarata shqiptare ose zgjedhje të reja

OBRM-PDUKM në kumtesën e sotme thekson se ka komunikuar qartë pozicionin e saj para se të hyjë në bisedime për formimin e koalicionin të ardhshëm qeveritar dhe se ajo ka qenë ‘Qeveri po, por jo me çdo kusht’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia e Gruevskit mbetet në qëndrimin se zgjidhja për situatën është ose zgjedhje të reja ose Zaevi dhe LSDM-ja të heqin dorë nga Deklarata shqiptare, kurse OBRM-PDUKM me deputetët e saj të mbështesin që të formojë qeveri. /Telegrafi/