Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “njoftimi për katër investime të reja të Angjushevit janë katër gënjeshtra të reja të kësaj Qeverie kriminale dhe të paaftë”.
Sipas OBRM-PDUKM-së për dy vite nuk sollën asnjë investim dhe nuk hapën vende të reja të punës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia në vend se të jetë e para në zhvillim ekonomik, me të paaftin Zoran Zaev u bëmë të parët në borxhe”, thuhet në kumtesën e oBRM-PDUKM-së.
Ata thonë se raportet tregojnë se 500.000 njerëz jetojnë në varfëri dhe se Zoran Zaevi dhe Koço Angjushevi i sollën pasoja serioze ekonomisë së Maqedonisë.
“Që kur LSDM është në Qeveri, ekonomia në shtet është në rënie të vazhdueshme, kurse qytetarët jetojnë më me vështirësi. Premtuan jetë, ndërsa qytetarët morën varfëri dhe shkatërrim të standardit të tyre”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/