Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nga LSDM nuk pritet asgjë tjetër përpos dhunës, djegies dhe plaçkitjes së institucioneve

E vetmja gjë që LSDM dinë të bëjë është ta zbatojë politikën e shkatërrimit me urdhër të kriminelit të falur Zoran Zaev, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM ndaj konferencës për shtyp të nënkryetarit të LSDM, Damjan Mançevski, në të cilën ai tha se qeveria e re do ta ndalojë ndërtimin e fasadave barok, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„LSDM – Sorosi dhe satelitët e tyre e kundërshtonin ndërtimin e teleferikut në Vodno. Ata e kundërshtonin ndërtimin e arenës “Filipi i Dytë”, duke lajmëruar se ajo do të rrënohet. „LSDM – Sorosi dhe satelitët e tyre e kundërshtonin ndërtimin e Sheshit Maqedonia i cili sjell më tepër turistë në kryeqytet“, thonë nga OBRM-PDUKM.

Më tej ato përkujtojnë që LSDM ka qenë edhe kundër ndërtimit të objektit të ri të Teatrit popullor maqedonas, kundër ndërtimit të Muzeut të luftës maqedonase dhe dhjetëra ndërtesave tjera të cilët janë vende që rekomandohen nga gazetat e huaja dhe që vizitohen nga mijëra turistë.

„Nga LSDM – Sorosi nuk pritet asgjë tjetër përpos dhunës, djegies dhe plaçkitjes dhe shkatërrimit. Qytetarët i kanë lexuar qëllimet e partisë së vetme të udhëhequr nga një kriminel i falur dhe organizata e cila merre pjesë në inicimin e trazirave në të cilat viktima më të mëdha janë qytetarët“, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Exit mobile version