Partia më e madhe Maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet Zoran Ilioski ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të komunës së Strumicës dhe kryetarin e LSDM-së, për keqpërdorim mjetesh siç thonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ashtu dhe vetëm ashtu me dorëheqje dhe në asnjë mënyrë tjetër, qytetarët ndoshta do të i besojnë asaj se LSDM-ja është për një shtet juridik ku do të respektohen ligjet dhe parimet demokratike. Zoran Zaev po i akuzon të tjerët për krim, ndërsa vet pa i lëvizur syri po e injoron faktin se është kryetari i vetëm i komunës që ka qenë në paraburgim në Burgun Hetues në Shkup i akuzuar për një krim në vlerë prej 8 milion euro”, deklaroi Ilioski nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/