Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “Maqedonia po ngulfatet. Zoran Zaev i cili thoshte ‘nuk ka ajër’, tre vite nuk lëvizi as gishtin për ta përmirësuar cilësinë e ajrit”.
“Ndotja e ajrit në Shkup dje theu rekorde, ndërsa Shilegov në emision në vend se të përgjigjet pse nuk ka bërë asgjë ai ofendonte qytetarët”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndotja e ajrit te qytetet tjera, sipas OBRM-PDUKM-së, gati e njëjtë si në Shkup.
“Spitalet po mbushen. Askush asgjë nuk po ndërmerr. Pakujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve duhet të ndalojë”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/