Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Më mirë të rrëzohet Zaevi se të bie ekonomia dhe prodhimi

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar edhe sot për politikat e kaluara, për menaxhimin me pandeminë dhe me projeksionet e qeverisë së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se REK Manastiri është i stërmbushur me të punësuar partiak kurse kjo ndikon në kualitetin e punës në këtë hidrocentral.

“Nga pandemia çdo ditë humbin jetën dhjetëra qytetarë. Gjithashtu, çdo ditë qytetarëve ju rrezikohet shëndeti dhe jeta për shkak të probleme që i sjell kjo qeveri me keq menaxhimin e situatës me pandeminë. Zaevi dhe Filipçe çdo ditë gënjejnë për gjendjen faktike me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut. Pushteti kriminel i kësaj partie i mbush xhepat dhe nuk kanë asnjë brengë për qytetarët” thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se Maqedonisë nuk i duhen politikanë të kalibrit të Zaevit. /Telegrafi/

Exit mobile version