Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mickoski nuk e ka shtrenjtuar energjinë elektrike

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj deklaratave të LSDM-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kur Hristijan Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fakt, ato siç gënjyen gjatë fushatës, tani po përpiqen të heqin qafe gënjeshtrat dhe të arsyetohen për paaftësinë e tyre. Është një gënjeshtër e kulluar se është shtrenjtuar energjia elektrike, në kohën kur Hristijan Mickoski ishte në postin e drejtorit të ELEM-it”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se gjatë mandatit të tij, kompania regjistroi një prodhim rekord të energjisë elektrike dhe arsyeja kryesore për shtrenjtimin e energjisë elektrike duhet ta kërkojnë në “biznesin bonbon” të Sheqerinskas në vitin 2005.

Lexo po ashtu LSDM: Mickoski shtrejtoi energjinë elektrike për 100 për qind

“Atëherë i shitët Ndërmarrjen Elektrike të Maqedonisë siç po shesin tani interesat shtetërore dhe kombëtare. Qytetarët qartë e shikojnë se Zaev, Shillegov, Makraduli dhe kuadri tjetër i paaftë i LSDM-së nuk kanë kapacitet të zgjidhin një problem siç është ajri i ndotur”. thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version