Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mediat kërcënohen pasi që në pushtet vjen Zaevi

OBRM-PDUKM-ja dënon, siç thonë, kërcënimet ndaj mediave që vijnë si rezultat i ardhjes në pushtet të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kërcënimet ndaj gazetarëve që nuk mendojnë si Zaevi, janë shembull klasik i heshtjes së mediave. OBRM-ja është e indinjuar, siç thonë, nga urrejtja dhe kërcënimet e këtilla dhe i thërret organet përgjegjëse që në kohë të reagojnë për të sqaruar rastet.

OBRM-ja reagon ndaj kërcënimeve të një gazetareje, që sipas tyre, Zaevi e ka shpallur si armike të tij./Telegrafi/