Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Marrëveshja me Greqinë është hedhur poshtë nga qytetarët

Përveç të gjitha presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve nga qeveria, qytetarët thanë “Jo” për marrëveshjen e dëmshme për të ndryshuar emrin. Qytetarët thanë me zë jo për marrëveshjen me Greqinë. Dy e treta e qytetarëve të Maqedonisë dërguan një mesazh të qartë se kjo marrëveshje është e papranueshme për ta. Të vërtetat, interpretimet absurde dhe manipulimet e Zaevit janë të kota, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas partisë, qytetarët dërguan në mënyrë të qartë një mesazh se Zaevi nuk ka legjitimitet për të shtyrë këtë marrëveshje. Qytetarët e kanë hedhur poshtë këtë marrëveshje.

“Zoran Zaev në vend që të manipulon të ballafaqohet me realitetin dhe ta hedh poshtë këtë marrëveshje, e cila është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë. Shtymi me dhunë i kësaj marrëveshje kapitulluese e dërgon shtetin në qorrsokak. Zoran Zaev manipuloi edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj, të cilët i gënjente me mbështetjen e madhe. Fajtor kryesor për mos suksesin e këtij referendumi është qeveria kriminale në krye me Zaevin. Krimi, korrupsioni, vrasjet në rrugë dhe vjedhjet e vlerave evropiane. Qytetarët me LSDM-në në pushtet kanë rënie të sigurisë, qeverisja e së drejtës nuk ekziston, ndërsa përjetuan kolaps dhe edukim. Me këtë qeveri shteti po rrënohet. Marrëveshja me Greqinë është hedhur poshtë nga qytetarët, ky është vendimi të cilën Zaev duhet ta respektoj”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version