Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia sot fitoi shuplaka (Video)

Maqedonia nuk mori një ftesë të pakushtëzuar për NATO-n, as datë për fillim të bisedimeve me BE-në, deklaroi Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski.

Ai këkrkoi nga Ministri i Punëve të Jasthme, Nikolla Dimitrov dhe Kryeministri Zoran Zaev të japin dorëheqje sepse, siç tha ai, që të dy e kanë sjellur Maqedoninë në “qor sokak”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diplomacia e Maqedonisë u krakua dhe për këtë duhet të merret përgjegjësi. siç nuk ka rezultate në asnjë sektor real, s’ka në ekonomi, shëndetësi, arsim, s’ka asnjë zhvillim në bujqësi, po ashtu nuk ka rezultate në porceset integrruese. Zoran Zaevi dhe qeveria e tij vetëm humbin, s’ka asnjë fitore. Sot Maqedonia nuk mori duartrokitje, sot Maqedonia fitoi shuplaka. Për këtë shkak, si hap i parë i qeverisë është dorëheqja e Nikolla Dimitrov i cili bashkërisht me Zoran Zaevin e sollën shtetin në “qor sokak””, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski.

Ai shtoi se kushtet për anëtarësim në NATO, Maqedonia i ka plotësuar që nga viti 2008 dhe të gjitha raportet e vërtetojnë këtë. Sipas tij, Zaevi e ka vendusur vendin si rob me marrëveshjen që është kapitulluese.

“Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO-s, Maqedonia nuk ka datë për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Zoran Zaevi, Niikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska realizuan edhe një humbje për Maqedoninë”, shtoi Stoilkovski./Telegrafi/