Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk mund të udhëhiqet nga një kriminel i falur si Zaevi

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se sipas rregullës, mandati duhet t’i jepet LSDM-së për formimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-së, ”Republika e Maqedonisë nuk do të udhëhiqet nga një kriminel i falur, e as që do të ketë qeveri prosorosoide”, duke shtuar se qytetarët më 11 dhjetor i dhanë mbështetje daljes nga kriza dhe votuan për projekte, reforma dhe zhvillim.

Për këtë parti, qytetarët më 11 dhjetor i dhanë fund shkatërrimit dhe tradhëtisë së promovuar nga LSDM-ja. Ata thonë se Zaevi do të mbahet mend si shkelës dhe injorues i Kushtetutës së vendit./Telegrafi/