OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së për çmimin e energjisë elektrike, duke thënë se Maqedonia renditet mes vendeve në Evropë, me çmim më të ulët për energji elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Importi është më i madh për shkak se të anëtarët e tregut të lirë janë vetë prodhues të energjisë elektrike. Në numrat që LSDM-ja manipulon përfshihet edhe shuma e tanishme e energjisë elektrike, që kapacitetet e mëdhaja industriale më shumë se tetë vite në mënyrë të pavarur i nxjerrin në tregun e lirë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Faktet të cilat tregojnë se Maqedonia është mes vendeve me çmim më të ulët të energjisë elektrike sipas OBRM-PDUKM-së janë statistikat e subjekteve relevante në rajon dhe më gjerë./Telegrafi/