Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka koncept që qytetarëve tu ofrojë projekte konkrete

LSDM vazhdon me politikën e saj shkatërruese të bazuar në manipulime, reagojnë nga OBRM-PDUKM ndaj konferencës për shtyp të deputetit të LSDM, Hari Lokvenec, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga partia në pushtet akuzojnë se LSDM asnjëherë nuk ka pasur argumente, e as kapacitete që qytetarëve tu ofrojë projekte konkrete me të cilët do ta siguronte përkrahjen e tyre.

„Prandaj Hari Lokvenec edhe këtë herë ka pas detyrë që me gënjeshtra ti mbulojë faktet dhe mungesën e ideve në të cilën po zhytet partia e kriminelit të falur, Zoran Zaev. Kur LSDM jepte llogari përfundimtare, regjistronte projekte siç është TAT, vende të mbyllura të punës dhe investime të dështuara nga tipi i hekurudhës drejt Bullgarisë. Qindra mijëra familje të shkatërruara dhe një numër i firmave të mbyllura është rezultati i vetëm i llogarisë përfundimtare të LSDM“, shkruan në njoftimin e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version