Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM mos të fus provokues por të ndihmojë

Kanë reaguar nga OBRM-PDUKM rreth incidentit të sotëm në Hasanbeg, ku një vullnetar është sulmuar fizikisht para liderit të partisë, Nikola Gruevski, sepse e ka kritikuar dhe ka kërkuar përgjegjësi për vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Bëhet fjalë për një njeri i cili është pjesë e popullatës lokale, ku shumicë janë shqiptarë etnik të cilëve u ndihmohet për pastrimin e pasojave nga moti i ligë. Video xhirimi është dëshmi se popullata lokale është e revoltuar dhe i mënjanon provokuesit e futur nga LSDM dhe lidhëset e tyre, të cilët në mënyrë të vetëdijshme kanë për qëllim në vend që të ndihmojnë, të shkaktojnë incidente“, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se personi i cili shihet në xhirim se si me grushte e godet një aktivist, nuk është anëtar i partisë e as është pjesë e ekipit të Gruevskit./Telegrafi/