Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja vazhdon të gënjejë dhe të manipulojë me opinionin

Nëpërmjet një kumtese partia opozitare maqedonase thotë se “LSDM-ja nuk ndalet me gënjeshtarët dhe me manipulimin e opinionit. Këtë sot në emër të Zoran Zaevi e bën edhe Muhamed Zekiri. Sa të përpiqet të shfaq fotografi rozë në shtet, ai nuk mund ta fshehë faktin se marrëveshja me Greqinë është kapitulluese dhe direkt prekën çështjet e identitetit, dhe asgjë nuk garanton”.

Ata shtojnë se standardi i qytetarëve dhe zhvillimi i shtetit ndërtohet me shumë punë dhe jo me marrëveshje të dëmshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për çfarë të ardhme evropiane flet Zekiri kur në Qeveri është karteli kriminal i cili secilën ditë shikon se si t’i ndajë vetes ndonjë tender milionësh në katër sy, në vend se t’i zgjedh problemet e qytetarëve. Për këtë shkak ekonomia fundoset dhe shteti shkon prapë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se qytetarët në mënyrë të qartë ju thonë jo ndërsa këto vazhdimisht gënjejnë.

Sipas OBRM-PDUKM-së të kishte investime të huaja, zhvillim, politikë ekonomike të rregullt, shteti nuk do të ishte në fundin e rritjes ekonomike në nivel të gjithë Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version