Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja edhe sot të kërkojë shpërbërjen e Kuvendit

OBRM-PDUKM-ja përmes një deklarate fton LSDM-në që edhe sot të dorëzojë kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nxitur nga mbledhja e mbrëmshme e organizuar nga LSDM/Soros, retorika e tyre që ne dëgjojmë dhjetë vjet si dhe dëshira e shumicës dërmuese të krizës qytetare të shkaktuar nga LSDM-ja ftojmë që kjo të mbarojë dhe nxisim LSDM-në që edhe sot të dorëzojë kërkesë për shpërbërjen e Kuvendit. Përderisa LSDM të gjejë guxim, ftojmë Kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovskin, ta vendosë këtë pikë në rend dite që të rishikohet dhe zbatohet”, thuhet në deklaratën e kësaj partie. /Telegrafi/