OBRM-PDUKM-ja është kundër marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar sallën në Komisionin për çështje imunitare dhe mandati.
Trajko Veljanoski nga kjo parti në fjalimin e tij tha se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe se po shkelet Kushtetuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po bëhet përndjekje politike, po kërkohet marrja e mandatit të deputetit, personit i cili për shumë vite ka qenë kryemnistër i shtetit. Kjo çon në rrënimin e moralit. A jeni të vetëdijshëm se kundështoni Kushtetutën, nenin 98 për pushtet gjyqësor dhe pavarësi. Maqedonia nuk ka gjyqësor”, tha Veljanoski mes tjerash.
Ndërsa deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, kërkoi që menjëherë të kalohet në votim për marrjen e mandatit Nikolla Gruevskit.
Përndryshe, propozimi për marrjen e mandatit është dorëzuar pasi Gruevski është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale, në lidhje me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” për të cilën PSP hapi lëndë./Telegrafi/