Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kuvendi i Maqedonisë të shpërndahet sot

OBRM-PDUKM-ja e ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për të kërkuar shpërndarjen e kuvendit të Maqedonisë, duke deklaruar se shpresojnë që Zoran Zaevi nuk do të ikë nga zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti propozon që sot, në ora 17, kuvendi të caktojë seancë për sjelljen e buxhetit të vitit 2017, që do të garantojë pagesën e rregullt të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale dhe pagesën e nevojave tjera të qytetarëve.

Ndërkaq, si pikë e dytë e rendit të ditës, propozohet të jetë pikërisht shpërndarja e kuvendit dhe për këtë pikë të diskutohet në ora 19./Telegrafi/

Exit mobile version