OBRM-PDUKM reagon se qytetarët sot, për shkak të Zoran Zaevit, paguajnë rrymën më të shtrenjtë në historinë e Republikës së Maqedonisë.
“Pas krizës me coronavirusin kur kishte privilegje dhe ulje kudo në botë, Zaev ngriti çmimin e energjisë elektrike, që të afërmit e tij për të mbushur xhepat e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë.
Ndryshe nga LSDM, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski gjithmonë janë kujdesur për qytetarët. Ndërsa Hristijan Mickoski ishte pjesë e sektorit të energjisë, si këshilltar i kryeministrit dhe më vonë si drejtor i ELEM-it, ka pasur një rënie të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e partisë.
Sipas tyre, kur Hristijan Mickoski u largua nga pozita udhëheqëse në ELEM-it, ai u largua nga kompania me një depozitë prej 25 milion eurosh dhe 6.8 milion euro në llogari./Telegrafi/