Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Krimineli i falur Zaev e di se nëse nuk ka kriza ai nuk ka çka të ofroj

Afrohen zgjedhjet dhe rriten konfliktet në distancë mes partive maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM lidhur me politikat ditore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM me një deklaratë ka sulmuar kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.

”Kriza në Maqedoni erdhi si pasojë politikave jo-konstruktive të Zoran Zaev dhe partisë së tij LSDM duke bërë pengesa në zbatimin e reformave të kërkuara për të futur shtetin në BE dhe NATO. LSDM ka penguar edhe zgjedhjen e anëtarit të pestë të komisionit ad-hoc për media. LSDM i ka kërcënuar gazetarët dhe tani kërkon media dhe liri shtypi.” thuhet në mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version