Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kot e ka LSDM-ja, më 11 dhjetor do ta merr përgjigjen

OBRM-PDUKM, ka kritikuar partinë opozitare, LSDM, duke drejtuar akuza në adresë të partisë opozitare dhe se nga zgjedhjet nuk ikë OBRM-PDUKM por LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe LSDM-së i është bërë e qartë se kot ikë nga zgjedhjet, sepse herët a vonë, dënimin e qytetarëve do ta marrin. Edhe LSDM-ja e ka të qartë se përgjigjja e popullit më 11 dhjetor për krizën të cilën e ka zhytur dhe e ka kapur Maqedoninë do të jetë e ashpër. Qytetarët e Maqedonisë janë për prosperitet dhe progres, dhe jo për shkatërrimin dhe mbajtjen e vendit në krizë. Qytetarët janë për një vend stabil dhe të sigurt, dhe jo për përpjekjet për destabilizim”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/