Grupi i këshilltarëve të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kërkojnë nga kryetari i Këshillit Komunal në Kumanovë, të thirrë seancë urgjente në të cilën do të diskutohet për ndotjen e ajrit dhe masat për të zgjidhur këtë problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Siç e dini si rezultat i ndootjes alarmante të ajrit në Kumanovë, kemi kërkuar që të merren masa konkrete nga komuna, me qëllim që të zvogëlohet koncentrimi i materieve toksike, të cilat kanë thyer çdo rekord. Por edhe përkundër thirrjeve tona, komuna nuk ka marrë asnjë masë konkrete”, deklarojnë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.
Ata gjithashtu akuzojnë LSDM-në se ajo është e cila nuk ka arritur të bëjë asgjë në lidhje me ndotjen e ajrit në Kumanovë./Telegrafi/