Trajçe Dimkov nga OBRM-PDUKM, sot në konferencë për shtyp tha se grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Kuvend ka dorlzuar propozim për organizimin e një referendumi që qytetarët të deklarohen në lidhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që qeveria e LSDM-së e nënshkruajti me Bullgarinë.
Dimkov tha se marrëveshja me Bullgarinë është jotransparente dhe rrezikshme për të dy shtetet, ndërsa shtoi se vendimin për referendum e kanë marrë në seancën e fundit të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimkov tha se partia e tij kërkon që populli ta miratojë marrëveshjen, para se të ratifikohet në Parlament.
“Për OBRM-PDUKM është e paranueshme dorëheqja nga pakica maqedonase në Bullgari, ndërsa është e panevojshme emërimi i gjuhës sonë si gjuha nga Kushtetuta e Maqedonisë, definicion që nuk ekziston në asnjë marrëveshje tjetër të Maqedonisë dhe Bullgarisë”, tha Dimkov./Telegrafi/