Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Zaevit, përmend emrat e zyrtarëve që duhet të shkarkohen

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se “përgjegjësi duhet të kenë edhe kryetarët e degëve komunale të partisë që heshtën dhe mbështetën krimin e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij vetëm për ndonjë punësim apo ndonjë biznes më të lirë”.

Ai thotë se kryetarët e degëve komunale duhet të ndërrohet po përgjegjësia më e madhe është te Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev duhet të marrë përgjegjësi për mosmarrjen e datës së bisedimeve me BE-në dhe për gënjeshtrën se data ‘është fituar që vjet'”, thotë Stoilkovski.

Ai sugjeron që Këshilli Qendror i LSDM-së duhet ta ndërrojë Renata Deskoskën për gjithë problemet në gjyqësor dhe më herët në arsim. Nikollokski përmendin emrat e Damjan Mançeskit për shkak të 3.000 punësimeve të reja në administratë, Oliver Spasovskin për shkak të mos zbardhjen e rasteve të krimit, vrasjeve dhe korrupsionit, Venko Filipçe për, siç tha ai, tenderët kriminal dhe se tashmë një vit ka epidemi të fruthit. Përmendet edhe emri i Mila Carovskës për shkurtimin e pensionevem Sygaresjutm Agjushevit dhe Tevdskit.

“Zaev në vend të funskinarëve shtetërorë, i ndërron zyrtarët komunal, pas dështimit zgjedhor, vetëm që ta ndalojë pakënaqësinë ndaj tij dhe dëshpërimin ndaj tij”, thotë Stoilkovski./Telegrafi/