Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kanalet në zonat e prekura nga vërshimet pastrohen rregullisht

“LSDM vazhdon me sjelljen shkatërruese. Fabrikat për afera të LSDM sërish janë vënë në shërbim të keqpërdorimit të tragjedive të njerëzve në zonat e goditura nga vërshimet, në shpinën e të cilëve LSDM dëshiron dhe mendon se do të grumbullojë pikë të vogla politike” thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj akuzave të LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kanalet në komunën e Gazi Babës, Ilindenit dhe Petrovecit pastrohen rregullisht dhe këtë e dinë edhe këshilltarët komunal të LSDM. Që nga viti 2010 nga ana e Komunës së Gazi Babës bëhet subvencionimi i banorëve të komunës në lidhje me obligimin që e kanë si shfrytëzues të ujit. Deri në vitin 2016 janë ndarë 26.600.000,00 denarë të cilët çdo vit në mënyrë sukcesive i transferohen NP “Ekonomia e ujërave Fusha e Shkupit” për mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve”. Nga kjo NP dërgohet Raport deri te Këshilli komunal për aktivitetin e tyre gjatë vitit”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version