Telegrafi

OBRM-PDUKM: Josifovski është anëtari jonë dhe nuk ka arsye pse ai mos mund të shkojë në seli

Pasi Presidenti Gjorge Ivanov pranoi se sekretari i përgjithshëm i kabinetit të tij, Boris Josifovski ishte në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill, ditën që ndodhi hyrja në Kuvend, nga kjo parti thanë se si anëtari i tyre Josifovski është gjithmonë i mirëpritur.

Lexo po ashtu LSDM: Ivanov dje e pranoi se anëtari i kabinetit të tij ka qenë në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill

Personalisht unë nuk e kam parë Boris Boris Josifovskin në selinë e OBRM-PDUKM-së, por mund të konfirmoj që Boris Josifovski është një anëtar i vjetër i OBRM-PDUKM-së që nga strukturat e bashkimit të forcave të reja si sekretar i përgjithshëm, ndoshta më shumë se 15 vjet më parë, kështu që unë nuk shoh asnjë arsye pse ai nuk do të mund të shkoj në partinë e tij në shtëpi”, tha Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUM.