Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja do të dorëzojë 15 ankesa në KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, njofton se në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) do të dorëzojë 15 ankesa në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Nga kjo parti thonë se më 5 maj ka pasur falsifikim të zgjedhjeve, trysni të mëdha, kërcënime dhe prishje të fshehtësisë së votës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM pret nga KSHZ që t’i pranojë ankesat e tyre për parregullsitë zgjedhore.

KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 48 orëve nga pranimi i ankesave, të vendos për të njëjtat.

Më pas ndaj vendimit të KSHZ-së, mund të dorëzohet ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.

Pritet që KSHZ-ja të premten të mbajë seancë, ndërsa kryetari i ri i shtetit Stevo Pendarovski të inaugurohet të dielën (12 maj), kur edhe zyrtarisht i përfundon mandati Gjorge Ivanovit./Telegrafi/

Exit mobile version