Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja takoi drejtoreshën britanike, Karen Pierce, u ankua për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Drejtoresha e zyrës për Politikë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, ka realizuar takimin e saj edhe me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kjo parti politike, në takim është diskutuar për situatën politike në fund, ndërkaq kanë theksuar se dhuna nuk është e pranueshme, duke e akuzuar LSDM-në se promovon politikë të dhunshme.

OBRM-PDUKM-ja gjithashtu ka përmendur në takim edhe mospajtimin e saj me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, duke e konsideruar si zgjedhje që shkel Rregulloren dhe se nuk përputhet me Kushtetutën.

Edhe në këtë takim, OBRM-PDUKM-ja ka përmendur Deklaratën Politike Shqiptare, duke e konsideruar si të papranueshme dhe që e prishë unitaritetin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version