Në rrjetin social ‘Facebook’ është krijuar një aktivitet i posaçëm për zgjedhjet e 11 dhjetorit, e quajtur ”Zgjedhjet parlamentare 2016”, ku motoja zyrtare është ”Kjo është toka jote, ti vendos”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Si organizator dhe nikoqir i aktivitetit paraqitet OBRM-PDUKM-ja, respektivisht faqja zyrtare e kësaj partie.
Megjithse kjo parti nuk e pranon se qëndron mbrama këtij veprimi, për agjencinë e lajmeve ”META” thonë se mundet që aktiviteti të jetë paralajmëruar nga ndonjë anëtar i partisë./Telegrafi/