Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja padit Zaevin, Xhaferin dhe deputetët që votuan marrëveshjen me Greqinë (Video)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka dorëzuar padi penale kundër kryeministrit Zoran Zaev, ministrit Nikolla Dimitrov, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kundër gjithë deputetëve që sot votuan për Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

Paditë janë dorëzuar me arsyet për tradhti, rrezikim të pavarësisë, veprime jomiqësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç është e njohur, vetë akti i marrëveshjes dhe sjelljes së ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën. Presim që Prokuroria Publike dhe sistemi gjyqësor të punojnë profesionalisht dhe të procedojnë paditë”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e sotme miratuan për herë të dytë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë./Telegrafi/

Exit mobile version