OBRM-PDUKM-ja sot ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me tri sindikata dhe me Lidhjen e Shoqatës së Pensionistëve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë memorandum pritet që të vazhdojë përparimi i dialogut social dhe të ralizohen projekte të cilët do të jenë në nivel të përmirësimit të të drejtave të punëtorëve dhe standartit jetësorë të pensionistëve.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se njëri nga prioritetet e partisë së tij është hapja e vendeve të reja të punës mundësimi i kushteve për jetë të mirë të qytetarëve.
Sindikatat u shprehën të kënaqura me dialogun e deritanishëm social dhe shpresuan se edhe në të ardhëmen do të vazhdojë realizimi i projekteve për jetë më të mirë të qytetarëve dhe përmirësim të kushteve të të punësuarëve./Telegrafi/