Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vazhdon që të kërkojë përgjigje se çfarë është arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, në lidhje me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Zaevi është duke e fshehur ujdinë me Bullgarinë pasi që, sipas tyre, ujdia është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët.
OBRM-PDUKM-ja konteston edhe deklaratat e Zaevit për mospërfshirje të disa termineve që duhet të fshihen nga librat shkollor të historisë në Maqedoni. Kjo parti shprehet për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, por nukdo të pajtohet me diçka, siç thonë,në kundërshtim me interesat kombëtare të maqedonase./Telegrafi/