Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje të funksionarëve lidhur me skandalin prej 45 milionë euro

Nëpërmjet një kumtese OBRM-PDUKM-ja kërkon përgjegjësi për vjedhjen që po e zbaton LSDM-ja dhe të gjithë funksionarët shtetëror që u gjetën në skandalet të rënda 45 milionë euro.

“Përgjegjësi për vjedhjen e thjeshtë që po e zbaton LSDM-ja patjetër të ketë. Të gjithë funksionarët në qeveri dhe shtetëror që u gjetën në skandalin në periudhën e kaluar e që peshon 45 milionë euro, patjetër të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha funksionet shtetërore. Dorëheqje patjetër të ketë që të ndalohet shtypja e shtypja e funksionarëve shtetëror të vendosur nga LSDM-ja, ndaj organeve të hetimit të cilët duhet që ta kryejnë punën e tyre dhe t’i nxjerrin këto njerëz para drejtësisë, dhe jo të jemi dëshmitarë të akuzave të pakualifikuara apo kundërshtime absurde të rasteve për shkak të mungesës së dëshmive”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “Prokuroria dhe gjykata duhet ë vendosin fund në praktikën për mbrojtjen e kriminalitetit. Kurse njerëzit e afërt me Zaevin dhe LSDM-në që kanë kryer kriminalitet, sistemi i gjyqësisë në Maqedoni duhet të lirohet nga kapja e qeverisë dhe të harrojë për akuzat e porositura nga partia dhe aktgjykimet e nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja. Amnistia e kriminalitetit të LSDM-së nuk është kompetencë e sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Prokuroria dhe gjykata duhet të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se shëndetësia është para kolapsit, ndërsa çmimin për këtë e paguajnë qytetarët me jetën e tyre, ndërsa Venko Filipçe u përpoq të bëj vjedhje holivudiane përmes një firme që është formuar vetëm para 4 muajve dhe i dha tender prej 35 milionë eurove.

“Derisa sa Maqedonia fundoset në ranglistën për inovacione, Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik u bë fond për pagesën e borxheve të Zaevit dhe LSDM-së ndaj partiakëve të tij, funksionarë të qeverisë dhe mediume pro qeveritare. Jovan Despotovski u përpoq që t’i shpërblej “me meritorit” partiak me 10 milionë euro para të qytetarëve”, akuzon OBRM-PDUKM-ja duke kërkuar dorëheqje nga të gjithë që janë të përfshirë në këtë skandal.

Ata shtojnë se Zaevi u përpoq që ta fsheh vjedhjen me tradhtinë kombëtare e quajtur marrëveshje me Greqinë dhe se Zaevi u përpoq që ta fshehë shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare përmes një marrëveshje kapitulluese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaevi u dorëzua nga emrit, gjuha, historia identiteti dhe pakica maqedonase jashtë Maqedonisë vetëm që të hap rrugë për vete dhe për partiakët e tij për pasurim në kurriz të qytetarëve. Zaevi dhe LSDM-ja u dorëzua nga maqedoizmi vetëm që të ai dhe kllapa e tij t’i numërojnë milionat në llogari të shtetit”, akuzojnë OBRM-PDUKM.

Në fund ata thonë se drejtësia në Maqedoni do të vijë, kurse momenti kur do të ndodh është momenti kur këto që kanë kryer krim do të japin përgjegjësia, por edhe ata që janë amnistuar, që kanë vjedhur. “Kur në Maqedoni do të kthehet drejtësia, shteti i së drejtës edhe korrupsioni do të mbetet e kaluar. Vetëm atëherë Maqedonia do të kthehet në rrugën e proceseve euroatlantike. Kur LSDM-ja do të shkojë, do të zbatohet drejtësia dhe Maqedonia do të fitojë”, përfundojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version