Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM me votëbesim për ministrin Nikolla Dimitrov, shkak nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë

Deputetët e OBRM-PDUKM-së paralajmëruan se do të dorëzojnë iniciativë për votëbesim për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Me nënshrkimin e marrëveshjes, Maqedonia nuk i mbojti interesat e saj dhe u largua nga pakica maqedonase në Bullgari. Qeverisë bullgare i urojmë që luftoi për interesat e saj”, deklaroi deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se arsye tjetër për votëbesim të Nikolla Dimitrovit është edhe mos emërimi i Aleksandër Nikollovsit për ambasador në Bruksel.

“Edhe pse Aleksandar Nikollovski i kaloi gjitha procedurat, nga MPJ na thanë se procedura është ndërprerë. Nëse OBRM-PDUKM-ja e dërgoi Nano Ruzhin për ambasador në NATO, pse LSDM-ja të mos e dërgojë Nikollovskin”, tha Milloshoski.

Përndryshe, deputetët e OBRM-PDUKM-së gjatë ditës së djeshme njofuan se do të dorëzojnë votëbesim edhe për ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version