Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM ”harron” fjalorin kundër gjuhës shqipe, kërkon vota edhe në shqip (Foto)

Sigurtë e kujtoni fushatën e egër të OBRM-PDUKM-së dhe organizatave përreth saj kundër gjuhës shqipe dhe ligjit për gjuhët në Maqedoni.

Vota është magjike për zgjedhje dhe kjo bën që të harrohen deklaratat kundër një ligji apo kundër kërkesave të qytetarëve shqiptarë në vend. Për këtë, kjo parti ka ndryshuar veprimin duke tentuar që të afrohet me votuesit shqiptarë dhe për t’i bindur ata dhe për të ju marr votën.

OBRM-PDUKM në tentimet për të ju afruar votuesve shqiptarë ka vendosur që të ju drejtohet edhe në shqip me sloganin e tyre për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.

”Fillon epokë e re në Shkup” mban titullin epiteti në gjuhën shqipe, i shkruar në billbordin e kësaj partie, i vënduar në afërsi të Bit Pazarit në Shkup. Në billbord shihen kandidatët e kësaj partie, Koce Trajanovski dhe Muhamed Ameti.

Përndryshe, Muhamed Ameti është bartës liste për Bashkinë e Shkupit nga kjo parti. Trajanovski si kandidat për të parin e Bashkisë së Shkupit premtoi se nëse ai fiton, Ahmeti do të jetë nënkryetar i institucionit që ai do udhëheq për katër vitet e ardhshme.

Tentimet e OBRM-PDUKM-së për të ju ofruar shqiptarëve shkojnë edhe më tej ku kryetari i saj, Nikolla Gruevski kishte realizuar edhe disa intervista për mediume në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Exit mobile version