Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gruevski është në Itali në dasmë, derisa pret në aeroport, i shikon “Free shop-at”

Kryetari OBRM-PDUKM është në udhëtim privat në Itali ku familjarisht është i ftuar në dasmë te një shok personal, njoftojnë nga partia.

“Si edhe çdo udhëtarë në cilindo qoftë aeroport, kohën e kalon duke i vizituar “Free shop-at. Deklaratat e Shilegov janë vetëm edhe një në serinë e shpifjeve me të cilët vjedhësi dëshiron të tjerët ti paraqet se si janë të njëjtë si ai”, thonë nga OBRM-PDUKM.

„Shilegov duhet ti sqarojë publikut nga ka siguruar para për dy banesat në rrugën Partizanska në Shkup, të cilët kushtojnë mbi 150 000 euro? Madje edhe me kredi ti ketë blerë, nga ka gjetur Shilegov para për të mbuluar një kredi aq të madhe me rrogë deputeti, nëse merret parasysh që bashkëshortja e tij ka të ardhura mujore vetëm prej 11000 denarë? Shilegov në vend se të mbjell mjegull duhet të tregojë se si ka arritur me të ardhura minimale të fitojë pronë, park vozitës, piktura të shtrenjta artistike dhe stoli pothuajse në vlerë prej 1 milion euro“, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version