Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjykatat janë në duar të Zaevit

OBRM-PDUKM me një konferencë për shtyp ju është drejtuar qytetarëve duke ju thënë se gjykatat janë në duar të Zoran Zaevit, kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ligji i mbron gjyqtarët nga sulmet dhe nga presioni dhe për këtë duhet që t’i thonë jo ndikimeve të pushtetit. Kemi informacione se LSDM i kërcënon gjykatësit. Nuk do ta kenë gjatë ndërsa ne kur do të vim në pushtet do të dënojmë çdo tentim që ju është bërë gjykatësve. Gjykatat nuk duhet të bien pre e kërcënimeve se do të shkarkohen me rizgjedhje masive. Nuk do të ndodh kjo.” tha Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM.

Të njejtat reagime i ka bërë edhe LSDM-ja kur OBRM-PDUKM-ja ishte në pushtet, duke e kërcënuar partinë e Gruevskit se do të përgjigjen për presion ndaj gjykatave. /Telegrafi/

Exit mobile version