Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Gjykata rastin “Ryshfeti” ta dërgojë deri në fund

Edhe Vice nuk i beson Zoran Zaev kur thotë se kishte frikë se dikush mos i ka vendosur para në sallën Universale! Me siguri ata të dy qeshin kur ata më vonë dëgjojnë gënjeshtrat që me të vërtetë e nënvlerësojnë inteligjencën e qytetarëve. I gjithë publiku në Republikën e Maqedonisë shihte se si Zoran Zaev dëshiron një ryshfet prej 200,000 eurosh. Zaev është i vetmi njeri në Evropë i cili është kryeministër dhe për të ka dëshmi të qarta se po abuzon me zyrën e tij duke kërkuar ryshfet, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKMI-së.

Sipas partisë, qytetarët patën mundësinë të dëgjonin afaristin e dëmtuar, i cili para gjykatës përshkroi se si Zaev po kërkonte euro për metër katror për të, një euro për partinë dhe një euro për kishën. Me këtë, publiku i Maqedonisë ishte i bindur për çfarë personi të korruptuar bëhet fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version